Borxhi që konsumatorët kanë ndaj OSHEE për shkak të mospagesës së faturave të energjisë, ka arritur në vlerën e 39 miliardë lekë.
Për këtë arsye, shtyrja me 2 muaj deri në 15 korrik të skemës lehtÃâââ¬Ësuese tÃâââ¬Ë shlyerjes sÃâââ¬Ë borxheve tÃâââ¬Ë prapambetura nga OSHEE, përfshin vetÃâââ¬Ëm detyrimet e krijuara deri mÃâââ¬Ë 31 dhjetor tÃâââ¬Ë vitit 2014, thonë burimet e operatorit të shpërndarjes së energjisë.
Këto detyrime përfshijnë konsumatorë familjarë, që janë debitorë për detyrimet e energjisë dhe që duhet të paguajnë si detyrimin bazë bashkë me kamatë-vonesat, pasi fatura e energjisë përbën titull ekzekutiv. Për këtë arsye, borxhlinjve me skemën e re u krijohet mundësia eekzekutimit me këste të detyrimit ndaj OSHEE-së.
Nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes për pagesën me këste të detyrimeve, OSHEE nuk do të llogarisë kamatë-vonesat për periudhën kohore që parashikohet në marrëveshje për ekzekutimin e plotë të detyrimit. OSHEE do të përcaktojë si kusht në marrëveshje detyrimin e konsumatorëve familjarë, që brenda afateve, të shlyejnë faturën korrente të energjisë dhe një vlerë përkatëse për një pjesë të detyrimit të prapambetur, ku vlera mujore nuk do të jetë më e vogël se 2.500 lek/muaj. Përjashtim do të bëjnë familjet e përfshira në ndihmën ekonomike, ku vlera e këstit mujor gjithsesi nuk do të jetë më e vogël se 1.000 lek/muaj. Nëse konsumatorët familjarë debitorë shlyejnë menjëherë gjithë detyrimin e prapambetur, për ta OSHEE do të aplikojë zbritjen me 80% të vlerës së detyrimit të kamatë-vonesave.
Skema për lehtësimin e pagesave për konsumatorët familjarë që kanë detyrime të prapambetura ngaj OSHEE-së nisi vjeshtën e kaluar dhe deri në 31 mars, kur mbaroi afati, përfituan 300 mijë konsumatorë në gjithë vendin. “Shteti po bën një qasje shumë racionale, po e shtrin borxhin e akumuluar në kohë, por nuk po e fal atë. Po u jepet kështu mundësi të gjithë qytetarëve që ta shlyejnë borxhin që nuk është i shtetit, por borxh që ata i kanë kompanisë”, është shprehur së fundi ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. /ATSH